Sport

“Salah ka aftësitë për të luajtur në Real Madrid”

Mohamed Salah është një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni në Premierligë, ku në 20 javët e para ka shënuar 15 gola
Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper beson se Mohamed Salah ka të gjitha mundësitë që të luajë në Real Madrid.

Ai nuk ka asnjë dyshim se egjiptiani është i gatshëm për një skuadër të madhe, pas asaj që po tregon këtë sezon në Liverpool.

“Salah është një lojtar i mirë që ka aftësitë të luaj në Real Madrid. Për këtë nuk kam asnjë dyshim”, tha Cuper.

Ai po ashtu tha se këtë sezon Salah është ylli kryesor i Liverpoolit e jo Philippe Coutinho, Roberto Firmino ose Sadio Mane. /Express/

the authorE B