Aktuale

Sali Berisha ‘non-grata’ edhe në Britani

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se i është ndaluar hyrja edhe në Britani të Madhe, pasi u shpall nongrata në SHBA.

Berisha e pranoi vetë këtë gjë, gjersa shtoi se ishte njoftuar përmes një letre nga Sekretari i Brendshëm për këtë vendim.

Ai tha se arsyeja që kishte marrë në lidhje me këtë vendim, ishin lidhje me grupet e krimit të organzuar e kriminelë, që paraqisnin rrezik potencial për Shqipërinë dhe Britaninë.

Edhe korrupsioni ishte njëra nga arsyet në shpalljen e këtij vendimi.