Tech

Samsung shet telefona të ricikluar në Korenë Jugore

Kompania Samsung njoftoi se telefonat e tërhequr Galaxy Note 7 do të riciklohen dhe duke filluar nga viti i ardhshëm do të gjenden në shitje.

Në kumtesë thuhet se Galaxy Note FE, telefon i tërhequr më herët nga tregu, i cili përmban pjesë të papërdorshme, do të shiten me çmimin prej 611 dollarësh, që është rreth tri të katërtat e çmimit fillestar, transmeton KosovaPress.

Njëri nga telefonat më të shtrenjtë të Samsungut, Note 7, para rreth një viti dy herë është tërhequr nga shitja për shkak të raportimeve për nxehjen dhe ndezjen e baterive.

Samsung ka shpenzuar miliarda dollarë në tërheqjen e telefonave dhe riparimin e tyre. Kompania për problemet me bateritë ka fajësuar dizajnin dhe shitjen.