Rajon & Botë

Sanksione të ashpra ndaj shtetasve venezuelas

Thesari amerikan njoftoi sot sanksione kundër katër gjeneratash të shtetasve venezuelas, aktivë në punë apo në pension, për korrupsion dhe përgjegjësi në aktet e shtypjes nën drejtimin e presidentit Nicolas Maduro.

“Këto sanksione nënvizojnë vendosmërinë e SHBA-së për të bërë përgjegjës Maduro dhe të persona të tjerë të përfshirë në korrupsion në Venezuelë”, pohoi ministri i Thesarit, Steve Mnuchin, në një deklaratë.

Presidenti Maduro dhe rrethi i tij i ngushtë, vijojnë të vënë interesat e tyre para atyre të popullit.

“I bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira dhe partnerëve ndërkombëtare në botë, për tu bashkuar me ne për të mbështetur popullin venezuelas për të izoluar edhe më tepër këtë regjim shtypës”, shtoi ministri i Thesarit.

“Anëtarët e forcave të armatosura venezuelas që vënë interesat e tyre para atyre të bashkëqytetarëve, nuk mund të presin imunitet përballë sanksioneve tona dhe përgjegjësisë ndërkombëtare”, u shpreh zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert.