ShowBiz

Sara Kapo në klipin e Ledrit ka të dashur (Foto)

Quhet Erkin Bedo, është 26 vjeç dhe ka mbaruar studimet për administrim biznesi në “CIT Canadian Insitute of Technology”.

Ky është djali simpatik nga Tirana, që i ka rrëmbyer zemrën prej më shumë se një viti Sara Kapos, vajzës kontraverse të aktores së njohur, Ema Andrea. Ajo bëri shumë bujë si aktorja e përzgjedhur nga dy këngëtarët më simpatikë të momentit, Flori Mumajesi dhe Ledri Vula, në klipin e tyre të ri “Beautiful”, dedikim për bukurinë shpirtërore të femrës, përtej pamjes. Artistët e kishin mbajtur sekret praninë e Sarës në këtë klip, e cila u shfaq e qethur zero duke bërë show me tipin e saj të veçantë. Më të bukura ishin vargjet dedikuar një stereotipi femre si ajo, e bukur edhe pse pa ndërhyrje estetike e flokë.

Dhe mbështetësi kryesor është pikërisht partneri i saj në jetë, që deri tani e kanë njohur vetëm rrethi i tyre i ngushtë miqësor. Erkini ka postuar në profilin e tij në facebook klipin me dedikimin “My beautiful babe”, duke deklaruar se Sara është e tij. Janë të shumta fotot që djali, i cili shquhet për buzëqeshjen e bukur, po ashtu si Sara, poston me të dashurën e tij. Ai nuk nguron t’ja shprehë hapur dashurinë, me lulet që i dhuroi për ditëlindje apo foton e dashurisë për 1 vjetorin e lidhjes së tyre. Ajo që bie në sy në fotot e çiftit janë tatutë e mëdha që kanë secili në trup, pasi janë dhe pasioni i tyre i njëjtë. “Beautiful” me protagoniste Sarën, është prodhim i “Threedots” me vargje të vetë këngëtarëve. Në fund të klipit ata e bëjnë kokën zero si Sara, si për t’i shprehur simpatinë në këtë mënyrë. Sara ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Sociale dhe një nga vargjet më pikante që ata i drejtohen është: “E ke ti yllin në ballë, ama s’kam dash për showbizz”. Me të dashurin e saj në jetë Sara shkëmben shpesh biseda ngacmuese në rrjetet sociale, një prej të cilave është: “Shumë shpesh po poston foto me mua ti djalë!” dhe ai i përgjigjet: “Po je shumë e mirë ç’të bëj”.