Sport

Sarri ka një lajm të rëndësishëm për Olivier Giroud

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka dhënë një shumë të rëndësishëm për yllin e skuadrës, Olivier Giroud.
Sarri ka thënë se Chelsea do të aktivizojnë të drejtën për të vazhduar kontratën e Giroud edhe për një vit dhe ta mbajnë francezin në skuadër edhe një sezon, shkruan ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i Francës është shprehur i pakënaqur së fundmi me mungesën e minutazhës së tij tek londinezët dhe emri i tij është lidhur me një rikthim të mundshëm në Ligue 1.

Skuadrat e Olympique Lyon dhe Olympique Marseille janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për sulmuesin.

Gjithsesi, Sarri ka qenë shumë i qartë me kërkesën e tij për të mbajtur në skuadër 31 vjeçarin edhe për një vit. /Lajmi.net/