Rajon & Botë

Saviano: Britania e madhe vendi më i korruptuar në botë!

“Mos u ndalni në sipërfaqe – gërvishtni sipërfaqen dhe përpiquni të kuptoni realitetin rreth jush.”

“Jam i mirë për t’u futur në telashe”, tha Roberto Saviano. “ Ajo që më futi në telashe nuk ishte libri por mënyra e si kam arritur tek lexuesit”, shkruan BBC.

Gazetari italian u paraqit në Festivalin ‘Hay’, ndër masa të rrepta sigurie: ai është nën mbrojtjen e policisë që nga publikimet e vitit 2006 në librin e tij ‘Gomorrah’, me të cilin ekspozoi operacionet e organizatave kriminale në Napoli.

Por kërcënimet për vdekje nuk e kanë ndaluar atë. “Nëse ajo që shkruan lexohet, kuptohet dhe mbrohet, atëherë shkrimtari është i mbrojtur.”

Dhe objektivi i tij është më i gjerë se vetëm gangsterët napolitan, transmeton KosovaPress.

“Vendi më i korruptuar në botë? Është Britania e madhe. Jo policia, jo politikanët: është kapitali financiar. Ekonomia kriminale është më e madhe se sa ekonomia legale, nëse ajo zhduket atëherë kapitalizmi do të shpërthej”.

Ai tha që ne nuk duhet të pranojmë asnjëherë vetëm atë që na thuhet.

“ Mos u ndalni vetëm në sipërfaqe, gërvishtni sipërfaqen dhe mundohuni të kuptoni realitetin rreth jush”.