Sport

Schalke do ta lë të lirë të largohet Avdijajn, ia vë edhe çmimin

Donis Avdijaj është duke i kaluar ditët e fundit tek skuadra gjermane Schalke 04.

Problemet e vazhdueshme në klub kanë bërë që Schalke të marrë vendim për largimin e lojtarit.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit, Christian Heidel për të përditshmen gjermane ‘Kicker’.

Ai ka folur edhe për klauzolën e Avdijajt e cila është vendosur nga klubi vite më parë prej 49 milionë euro.

“Nuk jam i interesuar fare për atë klauzolë, sepse ajo definitivisht nuk vlen”, deklaroi Heidel.

“Tre milionë euro është shuma që klubi kërkon për ta lënë të lirë Avdijajn”, tha shkurtimisht drejtori sportiv i klubit gjerman.

Sipas medieve gjermane, ka disa interesime nga Bundesliga 1 dhe 2 për lojtarin, por edhe nga kampionati francez dhe ai holandez. /Telegrafi/