Sport

Schweinsteiger nuk është stërvitur të martën

Mesfushori Bastian Schweinsteiger, i dëmtuar në gjurin e djathtë në çerekfinalen e Euro-2016 ndaj Italisë, nuk është stërvitur të martën me grupin, dy ditë para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Francës.

Kampioni i botes, 31 vjeç, ka bërë një seancë stërvitore në palestër në kampin stërvitor të Mannschaft në Evian.

Ashtu si dhe ai, edhe mbrojtësi Benedikt Howedes nuk ka marrë pjesë në stërvitjen kolektive.
Veç Hummels, i pezulluar, Gjermania është e privuar edhe nga dy lojtare të tjerë për gjysmëfinalen ndaj Francës: sulmuesi Mario Gomez, i dëmtuar në kofshën e djathtë dhe mesfushori Sami Khedira në kofshën e majtë.

Schweinsteiger, mesfushor i Manchester United, është dëmtuar në ligamentet e gjurit gjatë një seance stërvitore me seleksionin në 22 mars dhe rikthimi në fushën e lojës në fund të ndeshjes ndaj Ukrainës, u shoqërua me një gol të tij (2-0).