Aktuale

Së shpejti vendoset për pozitat e kundërligjshme të Petrit Selimit

​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se Qeveria në mbledhjen e ardhshme do të vendos për pozitën e Petrit Selimit i cili sipas Agjencisë Kundër Korrupsion ka konflikt interesi me mbajtjen e pozitës si zëvëndësminitrit dhe koordinator i nacional në korporatën e sfidave të mijëvjeçarit.

Qeveria i miratoi edhe shqyrtimin e draft-koncept, dokumentit për hartimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për transportin rrugor, i cili sipas ministrit Zharku duhet t’i përshtatet ligjeve të BE-së, si dhe propozim vendimin për ndarjen e mjeteve prej 500 mijë eurove për renovim të stadiumin “Adem Jashari”, sipas kërkesave të UEFA-së dhe FIFA-së.

Selimi ka vepruar në kundërshtim me ligjin, me rastin e ushtrimit të dy posteve./KosovaPress/