Aktuale

‘Seanca për demarkacionin nuk mund të thirret’

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, ka thënë se kryesia e Kuvendit nuk mund të thërras seancë të re, pa e përfunduar seancën paraprake.E që është ajo e 8 shkurtit, kur do duhej të paraqitej në interpelancë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.Nagavci ka thënë se Haradinaj nuk mund të thërras seancë të re, kur vet nuk u paraqit në interpelancë, për tu përgjigjur deputetëve

“Seanca e Kuvendit, e filluar më 8 shkurt 2018 nuk është përfunduar akoma dhe atë për shkak të mungesës së gatishmërisë së Qeverisë, gjegjësisht Kryeministrit, zot. Haradinaj për të marrë pjesë në Interpelancën lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar dhe Vendimin për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale si dhe gatishmërisë për pjesëmarrje në debatin parlamentar, lidhur me Raportin e punës së Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Kryeministri i cili nuk gjen kohë e vullnet të diskutoi Vendimet e tij të paligjshme dhe në kundërshtim me etikën qeverisëse ka planifikuar të thrrasë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit.Sipas nenit 38, pika 3,të Rregullores së punës së Kuvendit, Kryeministri Haradinaj ka obligim të arsyetoi se pse e konsideron çështje të ngutshme dhe të rëndësishme ratifikimin e marrëveshjes ashtu që të trajtohet para seancës së filluar tashmë dhe jashtë procedurave të seancave të rregullta” është shprehur ajo

I pari i ekzekutivit ka kërkuar dje në mbledhjen e qeverisë seancë të kuvendit për demarkacionin për ditën e enjte./GazetaBlic/

the authorE B