Aktuale

Sejdiu beson se PAN do të marrë pjesë në seancën e radhës

Deputeti Korab Sejdiu nga radhët e koalicionit LAA, ka thënë se koalicioni PAN nuk po tregon respekt ndaj qytetarëve që i votuan, pasi ata nuk morën pjesë në vazhdimin e seancës konstituive në ora 15.00.

“Kemi shpresuar që seanca do të shkojë, por fatkeqësisht dëshira e disave për t’i mbajtur kthetrat e pushtetit po na sjellin në situata të paqarta. Me këtë po tregohet mos respekt ndaj qytetarëve që po përdorin votat e tyre”, ka thënë ai.

Sejdiu ka shfaqur shpresën se koalicioni PAN deri në seancën e radhës do të vetëdijesohen dhe se do të jenë të pranishëm në sallë.

“Shpresa është që ata të kthehen në Kuvend. Unë besoj që sot u tregua që ne ishim të konsoliduar. Barra bie tek ata që po ndërmarrin disa veprime që qesin njollë të zezë, jo vetëm në Kuvend, por dhe në Republikën e Kosovës”, ka thënë Sejdiu.

the authorE B