Aktuale

Sejdiu: Jemi subjekti i parë në këto zgjedhje

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë një konferencë për media se kjo parti në zgjedhjet e sotme ka marrë 33-34 për qind të votave dhe se është subjekti i parë në këto zgjedhje në Kosovë.

Ai tha se kjo fitore është e qytetarëve të Kosovës që kanë votuar për ndryshimin politik.

“Ndryshimi politik kërkon një qeveri ndryshe pasi qytetarët e mundësuan me vullnetin e tyre këtë ndryshim, duke dyfishuar LVV dhe këtë qeveri ndryshe do ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Sejdiu./KosovaPress/