ShowBiz

“Sekret” i Ronela Hajatit vjen edhe me videoklip në mars

Fituesja e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar Ronela Hajati me këngën “Sekret”, do ta perfaqësoj Shqipërinë në edicionin e vitit 2022 të Festivalit Evropian të Këngës – Eurovision.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me imazhe nga xhirimet, këngëtarja ka treguar se është duke e kompletuar videoklipin muzikor, xhirimet e të cilit janë realizuar në lokacione të ndryshme.

‘Sekret’ është kënga ime përfaqësuese në Eurovision këtë vit! Në pesë dite xhirime me një staf të mrekullueshëm që ka bërë një punë kolosale do të sjellim ditët e para të marsit, në jetë videon e këngës sipas vizionit dhe dëshirës sime dhe të gjithëve që i kanë kushtuar mbi një muaj kohë përgatitjes për këtë projekt”.

“Duke xhiruar në disa nga lokacionet më të bukura të Shqipërisë, ‘Sekret’ do jetë një përrallë! Unë mezi po e pres!”, ka shkruar Ronela në një postim në rrjetet sociale.

Ndryshe, ‘Eurovision 2022’ do të mbahet ndërmjet 10 dhe 14 majit në Torino të Italisë.