Rajon & Botë

Sekretari amerikan i Shtetit do ta vizitojë Kinën

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Mike Pompeo, do të bëjë një vizitë në Kinë javën e ardhshme.
Ministria e Jashtme kineze ka njoftuar se Pompeo do të mbërrijë në Pekin të hënën.

Sipas deklaratës së kësaj Ministrie, gjatë vizitës së Pompeos do të diskutohen çështje të marrëdhënieve dypalëshe, rajonale e ndërkombëtare.

Ndalesa në Kinë e kryediplomatit amerikan do të bëhet para udhëtimit të tij në Phenian për t’u takuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. /CRI

the authorBurbuqe Metolli