Rajon & Botë

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes lëvdon “Olujën” kroate: E mësojmë në shkolla

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, e ka lartësuar operacionin kroat “Oluja” duke thënë se ky operacion mësohet në ushtrinë amerikane për të demonstruar se si një forcë e udhëhequr, pajisur dhe trajnuar mirë mund ta ndryshojë rrjedhën e historisë.

Mattis i bëri këto komente gjatë një takimi ku e priti ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Damir Krsticevic, në Pentagon, transmeton Express.

“Muajin e ardhshëm është përvjetori i 22-t i operacionit të quajtur “Oluja” [Stuhia], një operacion që mësohet në ushtrinë amerikane për të demonstruar se çfarë dhe si mund ta ndryshojë rrjedhën e historisë një forcë e udhëhequr mirë, e pajisur mirë, dhe udhëheqjeje të mirë politike. Dhe sot kemi nderin që ju kemi këtu për shkak të rolin që keni pasur në atë operacion,” ka thënë Mattis duke e mirëpritur Krsticevicin në Pentagon.

Mattis i ka thënë atij se nga Kosova në Afganistan ka nderin që shërben me të dhe trupat e tij krah për krah.

Ndërkohë, ministri kroat ka thënë se Kroacia është e lumtur që është partnerja numër një e SHBA-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke e përmendur bashkëpunimin që ka pasur me të edhe në Kosovë që nga viti 2008.

Para 22 viteve, ushtria kroate e nisi operacionin “Oluja” për ta marrë kontrollin në territorin e okupuar nga Serbia në Kroaci. /Express/

the authorE B