Aktuale

Sekretari i NATO’s reagon për gjendjen në veri

Sekretari i NATO’s Jens Stoltenberg, ka njoftuar përmes një postimi se ka zhvilluar bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku temë kryesore ishte gjendja në veri pak ditë pas tensionesh që kishte atje në lidhje me zbatimin e reciprocitetit.

Stoltenberg, ka njoftuar se në bisedën me kryeministrin Kurti, ka kërkuar të ruhet qetësia e të shmangen veprimet e njëanshme.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg.

Kujtojmë se SHBA’të kanë kërkuar nga Kosova që të shtyej për 30 ditë zbatimin e këtij vendimi, gjë me të cilën është pajtuar Qeveria.

Ndërsa dje ishte kryeministri Kurti që kërkoi reagim nga NATO dhe BE, derisa tha se strukturat kriminale serbe që funksionojnë në veri dita-ditës po bëhen më agresive e më të rrezikshme,