Aktuale

Sekretari i OKB-së po shqyrton iniciativën e SHBA-së për largimin e UNMIK-ut

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është duke shqyrtuar iniciativën e SHBA-ve për strategjinë e tërheqjes së misionit të OKB-së në Kosovë.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Beta, kjo u është konfirmuar nga selia e organizatës botërore me seli në New York.

Të pyetur nëse Sekreti i Përgjithshëm ka pranuar letrën e ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley dhe cilat janë procedurat e mëtejme dhe hapat e mundshëm që duhen ndërmarrë, zëdhënësi i zyrës së Guterres, ka thënë se tani për tani mund të konfirmojnë se “Sekretari i Përgjithshëm e ka parë letrën dhe është duke e shqyrtuar”.

Në letrën e Haley dërguar Guterres-it më 9 tetor, ambasadorja amerikane ka kërkuar hartimin e një strategjie për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, që në Beograd është vlerësuar si një iniciativë për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova.

the authorBurbuqe Metolli