Aktuale

Selimi: A i ka PAN-i numrat për kryetar të Kuvendit?

Anëtari i VV-së Rexhep Selimi me anë të një postimi në Facebook ka shtruar një pyetje.

Selimi pyet a i ka PAN-i numrat për kryetar të Kuvendit para se t’i kërkojë për kryeministër.

Statusi i Selimit në Facebook:

Pyetja se a i ka PAN-i numrat per kryeminister apo jo, po qarkullon tash e sa jave. Por, nje pyetje tjeter duhet te kete pergjigje paraprakisht: a i ka PAN-I numrat per Kryetar te Kuvendit? I gjithe opinion eshte fokusuar ne ate, qe ne fakt nuk eshte ne radhe, ne pyetjen se a i ka votat PAN-i per per kandidatin e tyre per Kryeminister. Ne nderkohe po harrohet fakti qe para se te vije puna deri aty, PANI- e ka ne agjende votimin per kandidatin e vet per Kryetar te Kuvendit, sepse aty “ka rend”… njehere Kryeparlamentari e pastaj ndoshta edhe Kryeministri…! Keshtu thot “vellai I madh” i PAN-it PDK-ja – “first things first”. Ne aktivitetin e dendur qe ka AAK-ja ne kerkim te numrave, a nenkuptohet se po i kerkon edhe numrat per kryeparlamentarin apo vetem per kryeministrin? Poashtu, deputetja qe ia premtoi PAN-it voten per Kryeminister duhet te pergjigjet paraprakisht se a do ta votoje Veselin ne krye te Kuvendit para se ta voto je Haradinajn per kryeminister? Kjo eshte me rendesi te dihet. Pastaj mund ta dijme situaten ku jemi…

the authorE B