Aktuale

Selimi – Mustafës: Po të kishte qenë Serbia këtu, kishit qenë ‘qeveri kuislinge’ (Video)

Kosova ka mundur të ketë Ushtri prej ditës kur është shpallë Pavarësia e Kosovës.

Kështu ka thënë Rexhep Selimi i Vetëvendosjes në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Ai vlerëson se, ushtria ka qenë dashtë të bëhet bashkë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Thotë se ka gjetë një deklaratë të tij që kishte thënë kështu para shpalljes së pavarësisë.

Ai thotë se askush nuk ja ndalon Qeverise së Kosovës që të ketë numër më të madh të pjesëtarëve.

Sa i përket buxhetit për FSK, ai thotë se, gjithmonë ky buxhet ka qenë buzë mbijetesës, sepse nuk garanton asgjë.

Selimi në vazhdim ka thëne se Kosova është e rrezikuar nga agresioni i Serbisë, dhe jo vetëm nga terrorizmi ndërkombëtar, edhe pse për fat te mire, në Kosove nuk ka të vrarë nga ky terrorizëm. Ne anën, tjetër kemi te vrarë nga agresioni serb dhe arrestime të ndryshme.

“Po te ishte Serbia ende në Kosovë, kjo qeveri është tipike servile”, konsideron Selimi, dukë fol për vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, ka thënë se duhet veç një nënshkrim për me mbajtë seancë lidhur me këtë çështje.

“Parlamenti i Kosovës do ta mjegullojë këtë punë”, thekson Selimi.

“Na kemi kërkur debat parlamentar për arrestimin e aktivistëve të VV-së për terrorizëm, para se të ndodhe vdekja e Deharit, por ata (koalicioni v.j.) e kane tërheqë nga pika e rendit të ditës këtë, duke e pamundësuar debatin parlamentar”, sqaron Selimi.

Selimi i ka quajt njerëz te ligë deputetet që i kane tërheq nënshkrimet për debat parlamentar për rastin Dehari.

Duke komentuar për Demarkacionin, Selimi ka thënë se, përderisa brenda koalicionit qeverisës ka akuza për njëri-tjetrin se kush e ka fajin për Demarkacionin, ‘mujm të konstatojmë se faji veç ekziston”.