Aktuale

Seminar mbarëkombëtar për mësuesit e diasporës

Nën organizimin e ministrive të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, nga sot deri më 4 gusht, mbahet Seminari mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.

Në këtë Seminar, i cili mbahet në Gjakovë, pritet të marrin pjesë rreth 120 mësues shqiptarë, të cilët janë të angazhuar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë./KosovaPress/