Aktuale

Serbi, regjistrohen 411 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Serbi raportuan sot 411 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, duke e çuar totalin në vend në 4 465, raporton faqja serbe e lajmeve “Telegraf”.

Numri i të vdekurve në Serbi nga COVID-19 tani është 94, ku nëntë viktima të tjera u regjistruan në 24 orët e fundit.

Aktualisht, në spitale janë të shtruar 3 006 pacientë, 131 në kujdesin intensiv.