Aktuale

Serbia ankohet për mos formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Ministri i serb në Qeverinë teknike Aleksandar Vulin, ka deklaruar se ,mosgatishmëria e Prishtinës dhe frika e aktorëve politikanë shqiptarë nga AKS, është arsye për zvarritje të formimit të saj.

Ai ka thënë se ka frikë se Asociacioni i Komunave serbe do të rëndojë marrëdhëniet në bashkësinë politike shqiptare.

“Është shumë vështirë të kuptohet pse Prishtinës i tolerohet zvarritja e formimit të AKS-së”, citon tv “Most” të ketë thënë Vulin.

Ai ka theksuar, transmeton Koha.net, se në takimin e ardhshëm teknik Beograd- Prishtinë se do të shtrohet pyetja se deri ku është arritur me formimin e AKS-së dhe cilat janë arsyet e zvarritjes. Ai ka shtuar se Beogradi ka përmbushur të gjitha ato që kërkohen për formimin AKS-së.