Aktuale

Serbia, Bosnja dhe Kroacia bëhen bashkë

Mostari do t`i bëjë bashkë udhëheqësit e Serbisë, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.Në takim do të marrin pjesë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryetari i presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq, anëtarët e presidencës së Bosnjës, Mlladen Ivaniq dhe Bakir Izetbegoviq dhe presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Është paraparë që takimi trepalësh të mbahet në mesditë, pas së cilës është paraparë takimi i udhëheqësve dhe anëtarëve të Presidencës së Bosnjës si dhe presidentet së Kroacisë dhe Serbisë me ministrat e jashtëm, transmeton Klan Kosova.

Pastaj Vuçiq, Çoviq dhe Grabar – Kitaroviq do t’i drejtohen mediave.Takimi trepalësh do të përfundojë me një drekë pune, e cila organizohet nga presidenca e Bosnjës dhe anëtarët e saj në nder të Presidentit të Serbisë dhe asaj të Kroacisë.

the authorE B