Aktuale

Serbia thotë në Mushtisht janë shkelur të drejtat e serbëve

“Mund të them lirisht se të drejta e njeriut drejtpërdrejt janë shkelur në incidentin e fundit në Mushtisht kur një grup i të shpërngulurve u pengua kremtojë festën e vet”, ka thënë Dalibor Jevtiq.

Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq ka thënë se kthimi i serbëve të shpërngulur në Kosovë është ende në nivelin e pakënaqshëm, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë kështu gjatë një takimi me raportuesin special të KB-së për të drejta të njeriut.

Në takim, siç njofton “Blic” i Beogradit, është thënë se “ nevojitet angazhim më i madh i të gjitha institucioneve në fushën e sigurisë, ekonomisë, krijimit të një rrethi më të mirë si dhe më shumë përpjekje për zgjidhjen, siç thuhet, të shumë rasteve lidhur me të drejtën pronësore”.

“Mund të them lirisht se të drejta e njeriut drejtpërdrejt janë shkelur në incidentin e fundit në Mushtisht kur një grup i të shpërngulurve u pengua kremtojë festën e vet”, ka thënë Jevtiq.

Banorët shqiptarë të Mushtishtit po kundërshtojnë kthimin e serbëve në këtë fshat me akuzat se serbë të këtij lokaliteti kanë bërë krime ndaj shqiptarëve.

Raportuesi special i KB-së ka thënë se e gjithë shoqëria në Kosovë duhet të bëjë më shumë në mënyrë që kthimi i të shpërngulurve të nisë mbarë.