Aktuale

Sërish bilanc i rëndë: Edhe 12 kosovarë vdesin nga koronavirusi

Edhe 12 kosovarë e kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, shkruan lajmi.net.

Në raportin e fundit të IKSHPK-së,  numri i viktimave ishte 315.

Ndërkaq, sot ky numër ka arritur në 327

Po ashtu, sot janë konfirmuar edhe 188 raste pozitive me COVID-19.

the authorGazetaKNN