Aktuale

Sërish përkeqësohet gjendja e ajrit në Kosovë

Cilësia e dëmshme e ajrit sërish është kthyer në kryeqytet. Sipas “AirVisual”, sot Prishtina është radhitur në vendin e 11 për ajrin më të ndotur në botë, ndërsa koeficienti i saj ka shkruar në 156, shifër kjo ku pa maska nuk mund të dalësh jashtë.

Prishtina për disa javë me rresht ka qenë e para në botë për cilësinë më të dëmshme të ajrit, shkruan Insajderi.

Lidhur me këtë nga qytetarët u kërkua që autoritetet përgjegjëse të merrinin masa sa më të shpejta për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor së bashku me Komunën e Prishtinës, morën disa masa, ku ndër to ishte parandalimi i veturave në kryeqytet, mirëpo nuk shkuan as 48 orë dhe kjo mas u respektua më, për arsye se sipas komunës ajrit ishte përmirësuar.