Sport

‘Sezon i mrekullueshëm për Barcelonën’

Andres Iniesta mendon se fitorja e vështirë ndaj Sevillas në Copa del Rey ishte si qershia mbi tortë, duke përfunduar një tjetër sezon të suksesshëm.

Djelmoshat e Luis Enriques u eliminuan më parë nga Liga e Kampionëve, por luftuan shumë për ta mbyllur sezonin me dy trofe: Kupën e Mbretit, pas fitores 2:0 ndaj Sevillas në finale dhe më parë kishin fituar La Ligën.

Andres Iniesta mendon se ky ka qenë një sezon shumë i mirë për Barcelonën derisa sipas tij fitorja e vështirë në finale e bënë edhe më të mrekullueshme përfundimin e sezonit.

“Ishte një finale e madhe, me intensitet dhe emocione. Sevilla bëri punën e saj, ne tonën – në fund luftuam shumë që të marrim trofeun. Ishte ndeshja e fundit për këtë sezon dhe jemi të lumtur që përfundoi me titull. Ky ishte një tjetër sezon i suksesshëm për Barcelonën”, ka thënë Iniesta. /Express/

Leave a Reply