Sport

Shakohoxha goditi ‘Dardanët’ e Kosovës, Munishi i kundërpërgjigjet

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi i është kundërpërgjigjur komentatorit, Dritan Shakahoxhës, për deklaratat lidhur me “DARDANËT”, tifozët e përfaqësueses së Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Kosova duhet të jetë tema që do të na bashkoi dhe jo të na ndajë, raporton infokusi.com.

“Nuk deshta me shkru nja 1 muje dite , mirpo Shako i famshem pa diskutim komentator i mire por ka hi ne mal pa sopat. Kjo vlen per te gjithe , tash qka dua te them. Kosova duhet te jet tema qe do te na bashkoj jo te na ndaj. E dhimbshme kur i lexoj komentet e vllezerve duke u sha nerveti, sepse influencohen prej injoranteve te cilet me iden e bashkimit utopiste te momentit po rrezikojne te na ndajne pergjithmon. Shqiperia si shteti amë kurr nuk ka bo platforme te bashkimit, prandaj vellezer te dashur merruni me pleherat dhe hashashin e lene patriotizmin fallco qe po e promovoni per arsye krejt personale. Une Biri yt Kosove”, ka shkruar Munishi.

Ai gjithashtu ka përgënjeshtruar lajmin se e ka shpallur kandidaturen për trajner të Kosovës dhe se nuk do ta bëntë një gjë të tillë për momentin.