Rajon & Botë

ShBA dëbon dy diplomatë rusë pas ngacmimit të diplomatit amerikan në Moskë

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar dy diplomatë rusë si përgjigje ndaj një sulmi kundër një diplomati amerikan në Moskë, njofton Departamenti i Shtetit.

Zëdhënësi John Kirby ka tha se të dy zyrtarët – emrat e të cilëve s’janë bërë publik – ishin urdhëruar të largoheshin nga ShBA më 17 qershor.

Kirby po ashtu kishte thënë më herët gjatë këtij muaji se një polic rus e kishte sulmuan një diplomat amerikan afër ambasadës së ShBA-së në Moskë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

“Ky veprim ishte i paprovokuar”, tha ai.

Por, Rusia kishte thënë se diplomati i sulmuar po punonte për CIA’n dhe se kishte refuzuar të tregojë kartën e identitetit.

Muajin e kaluar, zyrtarët amerikan thanë se ngacmimi i diplomatëve amerikanë nga ana e shërbimeve inteligjente ruse ishte në rritje.

Dosido, Rusia i ka mohuar akuzuat.