Rajon & Botë

SHBA dhe Rusia do të futen në luftë, nëse konflikti prokurë në Siri nuk zgjidhet

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Human Kurtulmus, ka paralajmëruar se luftërat prokurë në Lindje të Mesme ndërmjet SHBA-vë dhe Rusisë, mund të sinjalizojnë për rishfaqje të konfliktit gjithë botëror mes dy superfuqive të Luftës së Ftohtë.

Lufta civile pesëvjeçare në Siri është në prag të shndërrimit në një luftë më të gjerë rajonale, ka thënë Kurtulmus në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, Anadolu, tranmseton Express.

“Nëse lufta prokurë vazhdon, pas kësaj, më lejoni të jem i qartë: Amerika dhe Rusia do të futen në luftë,” tha ai.