Rajon & Botë

SHBA: Edhe një person tjetër vritet nga policia

Autoritetet amerikane njoftojnë se oficerët policorë në verilindje të Arkansasit e kanë qëlluar për vdekje një person në skuter, i cili raportohet se kishte shtënë me revole në drejtim të oficerëve gjatë një ndalese trafiku.

Policia raporton se incidenti me të shtëna ndodhi dje në mbrëmje, transmeton Express.

Departamenti i Policisë në Springdale ka thënë në një komunikatë se dy oficerë e kishin ndalur viktimën, i cili kishte filluar t’i gjuajë ata me revole.

Më pas, oficerët janë kundërpërgjigjur duke shtënë mbi të.

Atij i ishte dhënë ndihma e parë nga vetë oficerët deri në momentin kur kishte mbërritur ndihma e shpejtë.

Por, fatkeqësisht, ai ka vdekur më vonë në spital. /Express/