Aktuale

SHBA ia jep vizën Hardinajt

Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili për më shumë se një javë po qëndron në Francë, pas ndalimit nga policia e këtij vendi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë aprovuar kërkesën për vizë, ka njoftuar bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, në Facebook.

“Pas shume diteve ne ankth, sot me ne fund me erdhi nje lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes na jane aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!”, ka shkruar Anita.

Haradinaj është ftuar që të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.