Rajon & Botë

SHBA-ja dhe Koreja Jugore iu kundërpërgjigjen Koresë Veriore me ushtrime ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë mbajtur ushtrime me raketa balistike, një ditë pasi Koreja Veriore e testoi një raketë me rreze të gjata veprimi, për të cilën ekspertët besojnë se mund ta arrijë Alaskën.

Vetëpërmbajtja ishte e gjitha që e ndau armëpushimin dhe luftën dhe kjo mund të ndryshojë në çdo kohë, kanë thënë SHBA-ja dhe Koreja Jugore, transmeton Express.

Do të ishte një gabim i rëndë për Veriun nëse mendon ndryshe, sipas këtyre dy vendeve aleate.

Ndërkohë, Kina dhe Rusia kanë bërë thirrje që Veriu ta suspendojë programin e saj të armëve, ndërsa në shkëmbim, SHBA-ja dhe Koreja Jugore t’i ndalin ushtrimet ushtarake.

Testimi i raketës balistike interkontinentale nga Veriu u bë në shpërputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së./Express/

the authorE B