Rajon & Botë

ShBA-ja shënon mbi 49,000 raste të reja me Covid-19

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 49,536 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 5.09 milionë persona, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 163,463 persona, që është më e madhja në botë. Në raportin më të ri u regjistruan 525 viktima të reja.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

the authorGazetaKNN