Tech

SHBA, nga gushti – rregulla të reja për dronët

Dronët në SHBA do të mund të fluturojnë më lirshëm, nga gushti i këtij viti. Rregullat e reja janë më lehtësuese për operatorët aplikues, duke i hapur rrugën mijëra aplikuesve për të fluturuar në mënyrë të ligjshme në hapësirën ajrore të vendit.

Rregullat e mëparshme të Autoritetit Federal të Aviacionit (FAA), e kishin të përcaktuar që operatorët komercial të posedonin patentën e pilotit në mënyrë që të fluturonin edhe dronët më të vegjël.

Mirëpo, sipas BBC, që nga tani avokatët e industrisë e kanë larguar këtë rregull, duke thënë se nuk ishte domosdoshmërisht i nevojshëm.

“Ne jemi pjesë e një epoke të re në aviacion, dhe dronët do ta bëjnë më të lehtë dhe më të sigurt mbledhjen e informacionit,” ka thënë sekretari i transportit amerikan Anthony Foxx.

Për ta marrë licencën, operatorët është dashur që të aplikonin në FAA.

Deri më sot, vetëm 5 mijë e 300 aplikantë ishin të suksesshëm në marrjen e kësaj leje nga FAA.

Kritikët ishin shprehur se rregullat ishin të rënda dhe të shtrenjta.

Nga gushti, operatorët do të jenë në gjendje të fluturojnë me përmbushjen e kritereve më të thjeshta.

“Ne jemi pjesë e një epoke të re në aviacion, dhe dronët do ta bëjnë më të lehtë dhe më të sigurt mbledhjen e informacionit,” ka thënë sekretari i transportit amerikan Anthony Foxx.

Rregullat e reja nënkuptojnë se dronët komercialë mund të fluturojnë nëse piloti është mbi moshën 16 vjeçare, dhe nuk ngritët mbi 400 hapa mbi nivelin e tokës.

Gjithashtu, ata duhet të kenë drita të cilat duhet të shihen më shumë se tri milje. /KosovaPress

the authorSamir Dalipi