Rajon & Botë

ShBA: Oficeri i policisë akuzohet se ka ndihmuar ISIS-in

Një oficer policor që punon për sistemin e transportit të Uashingtonit është akuzuar se ka ndihmuar militantët e Shtetit Islamik (ISIS).

Zyrtarët federalë kanë thënë sot se Nicholas Young, 36 vjeçar, ka dërguar një informatë të FBI-së përmes mesazheve në vlerë të 250 dollarëve kredi në telefona mobil të përdorur nga luftëtarët e ISIS.

Arrestimi i Young është i pari i një oficeri amerikan të akuzuar për ndihmesën e militantëve të ISIS.

Autoritetet, megjithatë, kanë thënë se nuk ekziston kërcënim ndaj sistemit të transportit të Uashingtonit.

Young ka qenë në hetime që nga viti 2010, ka thënë FBI./Gazeta Express/