Rajon & Botë

SHBA tejkalon 130 mijë vdekje nga COVID-19

SHBA vazhdon të ketë shifra të larta të infeksioneve të reja me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara raportuan sot 44,953 raste të reja të koronavirusit dhe 325 vdekje të reja, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Kjo rrit numrin e përgjithshëm kombëtar në 2.936.077 raste dhe 130.228 vdekje të lidhura me virusin.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

the authorGazetaKNN