Rajon & Botë

SHBA vendos sanksione të reja kundër grupeve në Iran

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur sanksione të reja kundër 18 individëve, grupeve dhe rrjeteve iraniane, për shkak të programit raketor balistik iranian dhe inkurajimit të tensioneve rajonale.

Vendimi është marrë një ditë pasi që administrata Trump i konfirmoi Kongresit se Irani është duke zbatuar marrëveshjen teknike nukleare dhe mundet edhe më tej “të përjetojë” zbutjen e sanksioneve, transmeton AP.