Rajon & Botë

SHBA’ja i jep fund përdorimit të burgjeve private

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi sot se do të zvogëlojë deri në një tjetër urdhër për mbylljen e plotë të burgjeve private për të burgosurit federalë, për shkak të problemeve të hasura në këto institucione.

Kjo masë nuk përfshin shumicën dërrmuese prej më shumë se 2 milionë të burgosurve në SHBA që janë akomoduar në institucione publike ose private nën kontrollin e shteteve dhe jo të burgjeve të drejtuara nga administrata federale, transmeton atsh.

Këto masa njoftohen një javë pas publikimit të një raporti zyrtar mjaft të diskutuar që arriti në përfundimin se burgjet private ishin shpeshherë skenë e mungesës së sigurisë dhe e akteve të dhunës duke ofruar më pak mundësi rehabilitimi.