Aktuale

Shefi i diplomacisë së Komoreve në Beograd, prezantohet dokumenti i tërheqjes së njohjes

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Unioni i Komoreve, Suef Mohamed-El-amin, nga ku edhe kanë prezantuar dokumentin për tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.
Për këtë çështje kishte folur në mëngjes herët Daçiqi, duke thënë se së shpejti do të bëhet edhe shteti i dhjetë që do ta tërheqë njohjen e Kosovës.

Në një nga pikat e dokumentit thuhet se ky shtet revokon njohjen për Kosovën, deri në gjetjen e një kompromisi përfundimtar ndërmjet dy shteteve.

“Si rezultat, shfuqizon njohjen e Kosovës, me qëllim që të lejojë të dy palët të arrijnë një zgjidhje të drejtë politike rreth statusit të Kosovës”, shkruhet në këtë dokument.

Të gjitha pretendimet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve për pavarësinë e Kosovës janë mohuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke e quajtur si një propagandë kundër Kosovës. /Express/

the authorBurbuqe Metolli