Rajon & Botë

Shefi politik i OKB në vizitë të rrallë në Korenë Veriore

Shefi i çështjeve politike të Kombeve të Bashkuara fillon nis sot një vizitë të rrallë në Phenian e cila do të zgjasë katër ditë.

Jeffrey Feltman, është zyrtari i parë i OKB-së që viziton Korenë e Veriut në gjashtë vitet e fundit.

Koreja e Veriut ka bërë ftesë në OKB në shtator që ndonjë zyrtar i saj të vizitojë vendin për një “dialog politik”.

Vizita vjen pas lëshimit të raketës balistike nga Koreja e Veriut të cilën ajo e quajti si “më të fuqishmen” duke pretenduar se mund të godiste SHBA-në.

Feltman, një ish- diplomat amerikan, do të jetë në Phenian deri të premten., transmeton KosovaPress.

Vizita e tij vjen në kohën kur Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po kryejnë raundin e tyre më të madh ndonjëherë të stërvitjeve ajrore.