Rajon & Botë

Shemben disa kate në një ndërtesë në Poloni, ka viktima

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas shembjes së dy kateve të një ndërtese në jugperëndim të Polonisë, njoftuan autoritetet e këtij shteti, duke theksuar se në rrjedhë janë kërkimet edhe për 11 persona.

Shembja e dy kateve, që ndodhi sot në mëngjes në qytetin Svjeboxhice, mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i gazit, thanë zyrtarë të shërbimit të zjarrfikësve në këtë qytet, transmeton AP.