Aktuale

Shembet dheu afër Pallatit të Drejtësisë, intervenon policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në afërsi të Pallatit të Drejtësisë është shembur dheu në rrugë e që ka paraqitur rrezik për zhvillimin e trafikut.

Ndaj këtij rasti është arrestuar një person i dyshuar pasi që është pronar i objektit që ka shkaktuar rrezik.

“Raportohet se në afërsi të Pallatit të Drejtësisë është shembur dheu në rrugë dhe paraqet rrezik për zhvillim të trafikut. Inspektorët komunalë për ndërtim kanë vendosur shirita sigurues dhe rruga mbetet e bllokuar derisa të evitohet rreziku. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që është pronar i objektit që ka shkaktuar rrezikun e përgjithshëm në lokacionin e lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli