Shëndetësi

Shenjat e bardha në thonj tregojnë diçka për shëndetin tuaj

Shumica prej nesh nuk ia kemi idenë se çfarë janë shenjat e bardha që shpesh na dalin në thonj.

Këto shenja kanë forma të ndryshme dhe shkaku i formimit të tyre gjithashtu është i ndryshëm.

Më poshtë Gazeta Express ju shpjegon se çfarë tregojnë këto shenja për shëndetin tuaj.

Këto shenja të bardha janë të njohura si ‘leukonychia’. Ato mund të shkaktohen si pasojë e shumë arsyeve, por shpesh janë edhe shenjë e problemeve shëndetësore.

Nëse i shihni këto pika në thonj që nuk po hiqen dhe që po dalin shpesh, duhet ta vizitoni mjekun, transmeton Gazeta Express.

Këto pika të bardha mund të jenë shkaktuar si pasojë e ndonjë ekzeme, sëmundje të lëkurës ose lythave. Në fakt, shenjat e bardha në thonj mund të tregojnë se ju keni ‘sarkoidosis’.

Sarkoidosis mund të zbulohet nga 7 shenja, dhe pikat e bardha në thonj janë një nga to. Është një sëmundje që prekë mushkëritë, lëkurën dhe organet e ndryshme.

Nëse vëreni se thonjtë tuaj kanë vija të bardha ose pika, duhet të bëni një kontroll tek mjeku, për të parë si është puna – pasi që problemi mund të jetë serioz.

the authorE B