AktualeKuriozitete

Shenjat se dikush mund të jetë pranë vdekjes

Një mjek  ka ndarë shenjat kryesore që tregojnë se dikush është afër vdekjes, e veçanërisht ataq që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Carol DerSarkissian rishikoi listën e shenjave që tregojnë se një person mund të kalojë, të cilat janë të dobishme kur bëhet fjalë për ta bërë një të dashur të ndihet rehat dhe i përgatitur përpara vdekjes.

Nga dremitja e shpeshtë deri te ngrënia dhe pirja më pak, ka shumë shenja treguese që kujdestarët dhe anëtarët e familjes mund t’i dallojnë. Dhe ndërsa të moshuarit mund të tërhiqen dhe të fillojnë të flasin më pak, të rinjtë dhe fëmijët mund të fillojnë në fakt të bëhen më llafazan.

Sipas këtyre të dhënave një person gjithashtu mund të ‘’ndihet i lodhur gjatë gjithë kohës, aq shumë sa të mos largohet nga shtrati i tij’’.

Ndryshimet duke përfshirë oreksin, rrahjet e zemrës, lëvizjet e zorrëve dhe frymëmarrjen janë gjithashtu të zakonshme dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e rënda, gjithashtu mund të fillojnë të përjetojnë më shumë dhimbje teksa janë afër vdekjes.

Konfuzioni dhe madje halucinacionet gjithashtu mund të fillojnë të shfaqen dhe ekspertët e kujdesit theksojnë se prania e të dashurve është me rëndësi të madhe në këtë fazë.

Një tjetër shenjë se dikush po i afrohet vdekjes është lëkura “blu-vjollcë” rreth gjunjëve, këmbëve dhe duarve.