Aktuale

Shënohet një rast i ri me koronavirus në veri

Në 24 orët e fundit në veri të Kosovës është regjistruar një rast pozitiv me koronavirus, ndërsa një person është kuruar nga ky virus.

Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Situatave të Emergjencave në veri të Mitrovicës.

Personi i prekur nga koronavirusi vjen nga veriu i Mitrovicës, ndërsa pacienti i shëruar është nga Leposaviqi.

Deri më tani, gjithsej 117 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në veri, 106 persona janë shëruar, 10 vdiqën nga pasojat e shkaktuara nga virusi korona, raporton Radio Kontakt Plus.

the authorGazetaKNN