Rajon & Botë

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Serbi

Serbia ka shënuar rastin e parë të një të infektuari me koronavirus.

Një mashkull 43 vjeç nga Subotica është personi i parë i infektuar nga koronavirusi në Serbi, ka bërë të ditur portali serb “Blic”, transmeton lajmi.net.

Ai është infektuar me koronavirus gjatë një vizite të fundit në Hungari.

I infektuari ka temperaturë 37.4 dhe ndihet mirë. Ai është aktualisht i transferuar në izolim.

Detajet e plota do të bëhen të ditura në konferencën e rregullt për media të minstrit serb të shëndetësisë, Zlatibor Lonçar.

the authorGazetaKNN