Aktuale

Shënohet themelimi i Zonës Operative të Shalës

Veteranët sot kanë kujtuar 18 vjetorin e themelimit të Zonës Operative të Shalës, duke vendosur kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve të kësaj zone.

Nderimi i dëshmorëve për këtë ditë është organizuar nga Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së, dega në Vushtrri.

Ndryshe, komandant i Zonës Operative të Shalës ishte Rrahman Rama, zëvendëskomandant, Mensur Kosumi. Në këtë Zonë vepronte Brigada 152 “Mehë Uka” e cila kishte një strukturë të mirë të organizmit. Komandanti i saj, Hysni Ahmeti, kishte një përvojë të mirë ushtarake. Kishte strukturuar mirë gjithë kuadrin udhëheqës të Brigadës. Shala kishte konfiguracion strategjik, ishte dhuratë e natyrës për stërvitje, luftë dhe art ushtarak./KosovaPress/