Tech

Shërbimi Sekret ka sekuestruar më shumë se 102 milionë dollarë në asete kripto

Shërbimi Sekret i SHBA-së ka sekuestruar më shumë se 102 milionë dollarë në monedha dixhitale të paligjshme që nga viti 2015.

Këto raste përfshijnë një hetim të përbashkët me Policinë Kombëtare Rumune, në të cilin shënjestroheshin 900 viktima në SHBA. Ajo skemë përfshinte postimin e reklamave të rreme në ankande të njohura në internet, tentimin e shitjeve të artikujve të ndryshme që në fakt nuk ekzistonin, dhe dërgimin e faturave gjoja nga kompani të famshme duke bërë të duket se transaksionet ishin reale.

Në një intervistë për CNBC, kreu i zyrës së hetimeve të shërbimit sekret thotë se të merresh me raste kripto është shpesh si një “shtëpi me pasqyra”, pra shumë e komplikuar.

Hetuesit po zbulojnë çdo ditë e më shumë hakerë të cilët po mundohen të transferojnë bitcoin të vjedhur dhe monedha të tjera dixhitale në monedha të qëndrueshme.